Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që si foto të parë për vitin 2019, të bëjë publike atë teksa shihet i rrethuar nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij, duke shfaqur kështu edhe fytyrën e më të voglit, Zahos.
Kreu i vendit e ka postuar këtë foto në Facebook, e ndërsa komentet kanë qenë të shumta.
Ndër ata që e uronin për një vit të mbarë, ka pasur edhe disa komente thumbuese, si këto dy të mëposhtmit.
“Gezuar Edi, Vidhni i cik me pak kte vit,jo ne menyre flagrante!”, ka shkruar një qytetar.
“Se mos kujton se e lame me kaq apo harruam! Nuk te hiqemi qafe pa anuluar ligjin”, ka qenë një tjetër, komente këto të cilat kan ëmarrë disa like.