Skip to content

Rudina e nis vitin e ri duke fyer Agron Llakajn: Nuk e nxjerr dot fshatin nga vetja. Bes Kallaku nuk më..

    Moderatorja e njohur Rudina Dembacaj, me sa duket edhe këtë vit të ri nuk i ka lënë pas inatet me ish kolegët e saj.

    E ftuar në emisionin e parë të 2019-ës “Rreze Dielli”, në Report Tv, Dembacaj e quajti aktorin e njohur të humorit Agron Llakaj si “një njeri që largohet nga fshati por nuk e nxjerr dot fshatin nga vetja”.

    Dembacaj tha se Agron Llakaj i kishte vënë kusht regjisores Vera Grabocka që të mos takoheshin bashkë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

    “Agron Llakaj i kishte vënë kusht Vera Grabockës që të mos dukesha unë te Piter Pani”, u shpreh Dembacaj.

    E pyetur se çfarë mendon për aktorin e humorit Bes Kallaku, Dembacaj ka vendosur të tregohet e sinqertë në përgjigjen e saj.

    “Kur del Besi nuk më shkakton atë alkimi si Florian Binaj. Tani Besi ka marrë rolin e shoëmen-it dhe s’ka pse punon aq shumë. Bën edhe këngë..”, u shpreh ajo.