Kartëmonedha 500 euroshe po jeton orët e saj të fundit..

654
0

Bankat qendrore të eurozonës do të ndërpresin në janar, sikurse është parashikuar, lëshimin e kartëmonedha 500 euroshe, një prerje që nuk pëlqehet nga autoritetet sepse sipas tyre lehtëson aktivitetet ilegale, por Gjermania dhe Austria do të përfitojnë nga një shtyrje shtesë.

“Duke filluar nga 27 janari 2019, 17 nga 19 bankat qendrore nuk do të lëshojnë më kartëmonedha me prerje 500 euro”, njoftoi Banka Qendrore Europiane (BQE) në faqen e saj të internetit.

“Për të garantuar një tranzicion harmonik dhe për arsye logjistike, Banka Federale e Gjermanisë dhe Banka Kombëtare e Austrisë do të vazhdojnë të nxjerrin këtë prerje deri më 26 prill”, thekson BQE-ja.

Banka Qendrore Europiane kishte vendosur në maj 2016 të ndërpriste prodhimin e kësaj kartëmonedhe dhe kishte programuar ndërprerjen e lëshimit të tyre në fund të vitit 2018.