Rama e zgjodhi ministër të Jashtëm, ja ç’thotë për Gent Cakajn profesori i tij

885
0

Blerim Latifi, filozof, pedagog dhe analist i njohur nga Kosova ka komentuar zgjedhjen e Gent Cakaj, ish-student i tij, si ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Latifi thotë se Genti është një mendje brilante. Latifi thekson se Cakaj do japë kontribut edhe në politikë.

“Gentin e kam pasur student në Departamentin e Filozofisë. Studentë si ai, janë të rrallë. Ka qenë një bibliofag i pashoq. Një mendje briliante në filozofi, në njohuritë historiografike, në letërsi dhe teoritë politike. Përfshirja e tij ‘full time’ në politikë është humbje për filozofinë akademike tek ne, humbje që besoj se do të arsyetohet me kontributin e tij kreativ në avancimin e politikëbërjes shqiptare,” thotë Latifi.

Kujtojmë se këtë të premte, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka vendosur që ta emëroj si ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakajn.

Gent Cakaj u bë njeriu më i besuar i Ramës për pak kohë, dhe atë edhe në takimet më të rëndësishme të diplomacisë shqiptare.

Cakaj që shërbeu si këshilltar, u bë zëvendësministër i Jashtëm, duke u angazhuar më shumë rreth çështjes së Integrimit në BE. Express