‘Martohet një burrë me një vajzë pa gishta?’, Ja si Ina Nuka i përgjigjet Veliajt

2238
0

E ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Real Story” ishte efektivja e policisë Ina Nuka, e cila gjatë intervistës deklaroi se e kishte falur personin që i kishte shkaktuar humbjen e gishtave, pasi nuk kishte ndërmend t’a vazhdonte jetën me mëri.

Ndër të tjera, efektivja iu përgjigj Kryebashkiakut të Tiranës, i cili disa javë më parë u shpreh “Jemi të gjithë burra. I shkojnë sytë të martohet një burri me një vajzë pa gishta?”

“Njeriun në fakt nuk e bën as dora as gishti, njeriu duhet të jetë i kompletuar dhe rëndësi ka shpirti, përmbajtja e tij, jo fiziku”, u shpreh Nuku para kamerave.