Del foto, ja kush është autori 19-vjeçar i atentatit në Laprakë

836
0

News 24 ka siguruar foton e 19-vjeçarit Robert P. i cili është autori i atentatit në Laprakë ku si pasojë humbi jetën adoleshentja Briselda Gjikola dhe u pla.gos Erion Bengo, 23 vjeç.

Një muaj më parë, adoleshentja u njoh me Erion Bengon, një 23-vjecar, që dikur kishte qenë në konflikt me ligjin.

Ai kishte shantazhuar të ish-dashurën me video intime, duke i kërkuar para. Megjithatë, kjo nuk i pengoi të dy, të nisnin një marrëdhënie, që përfundoi tragjikisht.

Pasditen e së mërkures, të dy u panë pranë e pranë në një nga lokalet e Laprakës, por sapo dolën prej andej, u përballën me atentatorin 19 vjeçar

Burime nga polica thanë se shenjestër e këtij atentati ishte 23 vjecari. Një javë më parë ai ishte konfliktuar me disa persona pasi këta të fundit i kishin ngacmuar të dashurën. Policia e Tiranës është fokusuar tek kjo pistë dhe ka shpallur sit ë dyshuar një 19 vjeçar nga Puka me banim në Tiranë. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po kalojnë në sitë të shkuarën e protagonistëve të kësaj ngjarje për të thelluar hetimet edhe në pista të tjera.