Musa Baculi, 15-vjeçari nga Shkodra i cili preku zemrat e mijëra shqiptarëve ka nisur të flasë.
I riu u shpëtua mrekullisht dhe jetoi pasi u mbyt në lumë. Shumë shqiptarë u anagazhuan duke ndihmuar për kurimin e tij.
Pasi shuma e kërkuar nga spitali në Xhenova u mblodh, Musai u nis drejt Italisë ku menjëherë iu nënshtrua një operacioni, i cili rezultoi me sukses. Lajmin e dha në studion e “Shqiptarët për Shqiptarët”, Elvis Naçi.
Ai dhe e ëma kanë një mesazh falënderues për shqiptarët nga spitali i Xhenovës nesër në orën 21:00 në News 24.