Do më marrë malli’, Majlinda Bregu braktis Shqipërinë për arsyen e fortë

1302
0

Ish-Ministrja e integrimit, Majlinda Bregu, ka njoftuar së fundmi në profilin e saj në Instagram se shumë shpejt do të braktisë Shqipërinë. Ajo do të zhvendoset në Sarajevë, ku e pret një post i ri i rëndësishëm.

Në postimin e saj ajo ka falenderuar mikeshat, të cilat e kanë surprizuar me një “ditar” që e ka përlotur dhe e ka bërë ish-ministren t’a njohë më shumë veten.

“Goca, jeni zemra!

Do më marrë malli për qeshjet pa teklif e bisedat pa tituj, për ditët e bukura e për ato me nerva tel, që i kemi ndarë pandryshueshmërisht ndër vite.

E di që sa të nisem do më hidhni baterinë e telefonit në tokë, nga chat-et në ëa- it e nga video call:). Falemindeeeeriiit!

Ju kam shumë xhan edhe pse “ju mora pak inat”që më bëtë surprizë këtë përlotjen e merituar

P.s.O Zot! Ky libër-th, ka mesazhe të papara! Me c’keni shkruar, tani e njoh veten më mirë…”, ka shkruar Bregu.