Fletë-thirrje për t’u paraqitur në Gjykatë, Saimiri gris dosjen live në emisionin Stop

3133
0

Në 31 Janar 2017, rreth 2 vjet më parë, emisioni “Stop”, Tv Klan, transmetoi rastin e korrupsionit në Gjykatën e Elbasanit. Më zë dhe figurë, u pa se si gjyqtarja Pajtime Fetahu, liroi nga burgu Kristjan Lekën, pasi sekseri mori 2 000 euro nën dorë për të kryer këtë punë. Zonja Fetahu investohet të lirojë personin në fjalë duke e rregulluar edhe me prokuroren. Por pavarësisht videos dhe pezullimit, që i bëri KLD-ja pas transmetimit, gjyqtarja Pajtime Fetahu arrin të kthehet në detyrë dhe sot ka paditur emisionin “Stop” për dëmtim të imazhit të saj.

Në fakt ishin sekserët që morën para në emër të saj dhe akti i lirimit të Kristjan Lekës, akuza më e fortë dhe flagrante ndaj gjyqtares.

“Do të ndalem, sepse jo më larg se sot në tavolinën e zyrës, mua, kolegëve dhe një personi tjetër na ka ardhur një ‘drejtuar të paditurit Saimir Kodra’. Përderisa është kthyer në punë, Pajtime Fetahu na kërkon dëmshpërblim… Ndalu Beg se ka hendek. Ajo në pretendimet e saj thotë se ne kemi folur për një trupë gjykuese me 3, ndërkohë paska qenë vetëm Pajtimja, d.m.th. ne jemi ngatërruar. Pra nuk qenkan nda lekët në tresh në atë kohë, por i paska marrë vetëm Pajtimja. Ajo thotë edhe se nuk u përmend asnjëherë emri im. Po moj Pajtime, nuk u përmend emri yt ose i atyre të KLD që e hetuan, ose ku di unë të tjerët që janë bërë të gjithë bashkë…sigurisht që nuk u përmend emri yt, por personi në të cilin devijonte muhabeti ishte ai që t’i lirove”, tha Saimir Kodra.

Duke shqyer dosjen me të cilën njoftohej për padinë e gjyqtares, ai tha: “ndoshta duke folur sot këtu po ju jap rëndësi, ty Pajtime dhe Majlinda Fetahut që më keni sjellë këtë fletëthirrje për tu paraqitur në Gjykatën e Elbasanit.”

Gentian Zenelaj: Nuk do të vish ti? Se unë do të shkoj…

Saimir Kodra: Kjo edhe gjithë kjo dosja ku Pajtime Fetahu kërkon dëmshpërblim për dëmin që i paskemi shkaktuar ne. Edhe këto CD-të filmime që mi keni sjellë juve dhe të gjithë ça jeni atje. Vetëm që kini parasysh diçka, që në asnjë rreshtin tuaj ju Gjykata e Elbasanit që keni trajtuar këtë çështje, nuk folët kurrë për 2 000 eurot që Tv Klan pagoi. Nuk folët në asnjë vend për eurot, me mijëra të tjera që kemi paguar ne… çfarë ndodhi me atë gardianin? Çfarë tha se i ka marrë lekët për vete dhe për koiçidencë i dënuari doli nga burgu pasi foli në emër të Pajtime Fetahut? Janë të gjitha rastësore këto? OK. Na sillni një vendim.

Gentian Zenelaj: Më fal, ky zotëria është hetuar nga prokuroria? Ky që ka marrë këto lekët?

Saimir Kodra: Me sa duket po, por nuk është çudi që sot të jetë vërdallë nëpër Tiranë prapë megjithëse mori edhe 2 000 eurot tona dhe jo vetëm të kësaj çështjeje.