Mos bëni ende plane, moti kthesë të papritur. Surpriza për këtë javë të fundit dhjetori

820
0

Nëse jeni duke pritur për dëborë natën e Vitit të Ri, sinoptikanët na tregojnë se kjo nuk do të ndodhë.


Moti duket se nuk ka të ndalur me surprizat që na bën këtë sezon dimri, e një ndër të radhës është edhe lajmi se ditën më të ftohtë e kaluam sot, e ato në vijim do të jenë me temperature më të larta.


“Dita më e ftohtë e gjithë kësaj jave është dita e sotme. Kryeqyteti ka shënuar -1.4 gradë në mëngjes, maksimalja 10-11 gradë. Nesër pritet që të jemi në vlerat 2 gradë në mëngjes dhe maksimalja do të shkojë 13-14 gradë.”

Sipas sinoptikanëve, duke filluar nga e enjtja do të kemi një rritje të lehtë graduale, ku në ditët në vijim maksimalja do të arrijë 13 gradë.


“Kjo temperaturë do të vijojë me një rritje graduale nga dita në ditë, duke bërë që në datën 31 të mbetemi me temperatura 2-3 gradë mëngjesi, në Tiranë.”


Por kush do t’i shijojë reshjet e fundit të dëborës për këtë vit?“Duke qenë se temperaturat janë negative mbeten reshjet e dëborës.

Kryesisht është e gjithë juglindja, Pogradeci, Korça dhe Erseka. Edhe në këto zona nuk pritet të kemi reshje të reja, por është dëbora që ra mbrëmjen e së hënës dhe mëngjesin e së martës.”


Edhe viti 2019 pritet të nisë me mot të kthjellët dhe temperatura tipike të dimrit.