Amerikanët “shuplakë” Ramës, i bëjnë atë që s’ia priste mendja kurrë, Ja cfare shkruhet në..

790
0

New York Times i ka dedikuar një artikull organizatave ndërkombëtare të medias, duke i dhënë një shuplakë kryeministrit Edi Rama, lidhur me vendimin e tij për regjistrimin e medieve online.

New York Times e nis artikullin:

Katër organizata ndërkombëtare të medias kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare që të heqë dy projektligje për rregullimin dhe regjistrimin e detyrueshëm të mediave online për të luftuar lajmin e rremë.

Në një letër të dërguar të mërkurën për Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Qendra Evropiane për Lirinë e Medias, Federata Evropiane e Gazetarëve, Reporterët pa Kufij dhe PEN International u kërkoi atyre të tërhiqnin legjislacionin, të përfshinin gazetarët dhe të kërkonin asistencë ndërkombëtare për të hartuar ligje të reja, shkruhet në artikull.

Ata thanë se në vendet demokratike “mediat online janë të vetë-rregulluara”.

Në tetor, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë shprehu gjithashtu shqetësim rreth një sistemi të ri regjistrimi për faqet e internetit të medias në Shqipëri.

Shqipëria pret të nisë negociatat e plota të anëtarësimit me Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm.

ARTIKULLI I NY TIMES