Personi kalimtar, deklaroi se kjo femër gjendej në kryeqytetin grek, konkretisht në zonën Metaksurgio.
Autoritete dërguan një grup verifikimi dhe konstatuan se ishte me të vërtetë Aurora Mici.
Gruaja u shoqërua nga forcat policore dhe shërbimi social, duke e sjellë sot në Selanik, pranë familjes së saj në Pilea.
Aurora Mici u zhduk më 17 dhjetor 2018 në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, në Kristalopigji (Kapshticë) teksa kthehej nga vendlindja për në banesën e saj në Pilea, Selanik.
Nga momenti që kaloi kufirin, asgjë nuk dihej për fatin e 31-vjeçares derisa më shumë se një javë më vonë ajo u gjet në Athinë.
Kalimtari që e gjeti tha se gruaja ishte e përhumbur kur e dalloi të ishte e njëjta që doli në foton e publikuar nga Grami Zois (Linja e Jetës).