Skip to content

Rama mbledh Qeverinë, del me vendim për studentët

  • by

Kryeministri Edi Rama mbledh ditën e sotme qeverinë, ndërsa bën me dije edhe objektin kryesor të saj.

Ai thotë se mbledhja e Qeverisë sot ka në fokus studentët, 8 kërkesat e tyre dhe dokumentin e punës mbi Paktin për Universitetin.

“Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave (VKM), si edhe plani i punës në vijim, do të njoftohen për publikun në një konferencë shtypi të posaçme, live 11.30”, shkruan Rama.

Studentët pas më se dy javësh ndërprenë protestën e tyre, duke paralajmëruar rinisjen e saj në janar, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Në konferencën e sotme, pritet të zbulohet më shumë lidhur me vendimin e qeverisë

Please follow and like us:
fb-share-icon0
Tweet 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.