Grumbullonte paratë që i jepte familja çdo ditë, 10-vjeçari i mrekullon të gjithë me gjestin e tij të ndjerë

766
0

Fëmijët janë e ardhmja dhe nëse edukohen me vlera, atëherë shoqëria do të bëhet një vend më i mirë.

Renato Ruko është një 10-vjeçar nga fshati Strum i Roskovecit, i cili i ka mahnitur të gjtihë me gjestin e tij.

Familja i jepte djaloshit çdo ditë para për t’u ushqyer në shkollë, por paratë e mbledhura për një vit ai i ka ruajtur dhe më pas i ka dhuruar për bamirësi.

Në total, kursimet e tij kapnin vlerën e 20 mijë lekëve të vjetra, shumë kjo që për festa ai ia dhuroi dy familjeve të varfra, që të mos i kalonin festat me tavolinë bosh.