Skip to content

Babai pyet Vajzën: “A ta shesim vëllanë?”… Përgjigjja e Saj do ju Shkrijë së Qeshuri!

    Të gjithëve pa përjashtim na pëlqejnë ato ngacmimet spontante që na shkrijnë së qeshuri, duke e ditur këtë, ne kemi përzgjedhur 10 pjesëza që edhe po të doni ju nuk do të mund të rrini dot pa qeshur!

    Për kënaqësinë tuaj i kemi renditur mëposhtë, kërkesa jonë e vetme është që të na thoni cila ju pëlqeu më shumë, ose cila ju bëri të qeshnit më tepër?

    Babai dhe vajza e vogël

    Vajza e vogël qe ulur në prehërin e babit. Aty pranë në krevatin e vockël flinte vëllai i saj i porsalindur, të cilin ajo e vështronte me interesim të veçantë.

    – Bija ime, – iu drejtua babai, – sot një burrë më ofroi një shumë të majme për vëllanë tënd të vogël. Si thua, e shesim?

    Vajza bëri “jo” me kokë.

    – Pa mendo pak, sa gjëra të bukura mund të blejmë me ato para, – vijoi babai.

    – Jo, babi, jo, – u përgjigj vajza, – më mirë të presim të rritet edhe pak, që ta shesim më shtrenjtë…

    Pantallonat e vëllait

    Edukatorja harxhoi pesëmbëdhjetë minuta, për t’i veshur pantallonat tejet të ngushta një vajze të vogël.

    Pasi mbaroi punë, deshi të largohej, por vogëlushja e tërhoqi për fustani.

    – Këto nuk janë të miat!

    Duke sharë nëpër dhëmbë, edukatorja harxhoi edhe dhjetë minuta të tjera për t’ia hequr pantallonat, kur vajza ngriti kokën, e pa në sy dhe tha:

    – Janë pantallonat e vëllait tim të vogël, por sot m’i veshi mua.

    Djaloshi

    Vogëlushja kundron me vëmendje për disa minuta djaloshin, i cili ka ardhur për herë të parë te motra e saj e madhe.

    – Mund të ulem në prehrin tuaj? – pyet vajza më në fund.

    – O, natyrisht, – u përgjigj buzagaz djaloshi. – Më duket se kërkon të më tërheqësh veshët, që dua të të marr me vete motrën tënde të dashur?

    – Jo, jo, – ia pret vogëlushja, – dua të shoh një fjalë…

    – Ç’fjalë moj?

    – Sot, kur po hanim drekë, motra tha se sikur dikush ta ketë të shkruar në surrat fjalën “debil”, ky duhet të jeni… me siguri… ju!

    Vajza e doktorit

    Vajza gjashtëvjeçare e mjekut hap derën.

    – Në shtëpi është doktori? – e pyeti vizitorja.

    – Jo, madam, është në operacion, po heq një apandesit.

    – Pa shiko, sa fjalë të vështira ditke ti! Po mirë, e di çdo të thotë kjo?

    Vogëlushja pohon me kokë:

    – Sigurisht, madam. Kjo do të thotë 1 mijë dollarë përveç anestezisë…

    Vogëlushja dhe shitësja

    Babi me të bijën e vogël hynë në një dyqan. Pa nisur mirë me blerjet, vogëlushja e tërhoqi të atin nga mënga dhe i përshpëriti:

    – Babi… më bëhet pi-pia…

    – Prit dy minuta, shpirti i babit, – iu lut i ati.

    – Ooo, nuk e mbaj dot, – bërtiti vajza.

    Në ndihmë i erdhi shitësja, e mori për dore dhe nxitoi me të për në tualet.

    Kur u kthye vajza, babai e pyeti:

    – Bija ime, e falenderove teton e mirë?

    – E përse u dashka ta falenderoj? – protestoi vogëlushja. – Ajo nxitoi për hallin e vet në tualet.

    Ema e vogël

    Ema e vogël ishte në një shfaqje cirku. Kur vajza u kthye në shtëpi, e ëma deshi të shfrytëzonte rastin, për t’i bërë pak moral.

    – Kur qentë, macja dhe majmunët janë aq të dëgjueshëm, a nuk duket që ti, vajzë e vogël, duhet të jesh edhe më e dëgjueshme? – e pyeti ajo të bijën.

    – Po, mami, po, sikur edhe unë të isha aq e mësuar, sa ato.

    Irina

    – Irina, përse po qan?

    – Mami i tha babit “gomar”, ai ia ktheu “bibë”!

    – E çfarë pastaj?

    – Po unë ç’qenkam atëherë?…

    Fotografi

    As fotografi, as e ëma nuk po e bindnin dot vajzën katërvjeçare të rrinte e qetë, për ta fotografuar.

    Më në fund fotografi i shprehu mendimin, që “vogëlushja e mirë” do të qetësohej, nëse mami dilte për pak minuta.

    Dhe vërtet, në mungesë të saj gjithçka mbaroi për bukuri dhe ai e fotografoi vajzën. Rrugës për në shtëpi mami e pyeti të bijën:

    – Si ia bëri ai xhaxhi i mir dhe të bindi të rrije urtë?

    – Mami, sapo dole ti, ai m’u afrua më zuri nga supet, më shkundi mirë e mirë e më tha: “Pa qetësohu, rrugaçe e keqe apo do të ta thyej kokë me këtë trekëmbësh?” E ç’më mbeti mua?

    Mami dhe Lida

    Lida e vogël: Mami, ti më ke thënë që ëngjëjt kanë krahë dhe mund të fluturojnë, kështu?

    Mami: – Po, bija ime.

    Lida: – Mbrëmmë, kur ti nuk ishe në shtëpi, dëgjova babin ta quante dadon time “ëngjëll”. E kur do të fluturojë ajo?

    Mami: – Që nesër, bija ime…

    Na thoni, cila ju pëlqeu më së shumti?

    /shkollajetes.com/