Mitra Nazar është një gazetare gjermane që mbulon çështjet e rajonit të Ballkanit.
Që prej ditës së djeshme ajo ndodhet në Tiranë, ndërsa nuk i ka shpëtuar fakti se mijëra studentë janë derdhur rrugëve të kryeqytetit shqiptar duke treguar edhe një ndodhi me taksistin që e dërgonte në hotel.
Mitra shkruan në Twitter:
Sapo mbërrita në Tiranë. Taksisti më kërkon ndjesë për trafikun: Do të na marrë pak kohë, më fal! Ai ecën ngadalë dhe më thotë se studentët janë duke protestuar. Ai është rreth të gjashtëdhjetave. Një buzëqeshje i kaplon fytyrën dhe thotë: S’më bëhet vonë për trafikun. Ata duhet ta bëjnë këtë, për të ardhmen!