Pas protestës një javore të studentëve të universiteteve publike, mësohet se policia e Tiranës ka marrë masat e para.
Më konkretisht ka nisur procedimi penal ndaj 25 personave.
Mes tyre bën pjesë edhe këngëtari Robert Aliaj dhe profesori Edmond Tupe, të cilët ju kanë dalë në krahë të rinjve.
Personat e proceduar, për të cilët janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës janë, Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj, Nerid Shehu, Bislim Lakna, Gaetano Doci, Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonaj (FRPD).
Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.
Policia thotë se po punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar