Protesta e studentëve shënon sot ditën e saj të shtatë. Edhe pse e gjitha administrata e ka ditë pushimi, ata do të jenë si cdo ditë përpara Ministrisë së Arsimit. Ditën e djeshme ata parashtruan pikat të cilat kërkojnë me cdo kusht që ti plotësohen, ndërkohë që kryeministri Rama kërkoi të fliste me ta me anë të një video-live në Facebook.
Që pa gdhirë mirë dita e sotme, meraku i Ramës për ecurinë e protestës mund të dallohet qartë në postimin e tij të fundit. Ai i kujtoi edhe njëherë studentëve që i mirëpret sot për të dialoguar, ndërsa nuk dihet se cfarë vendimi do marin këta të fundit.
“MIRËMËNGJES
dhe me rikujtesën për komunikimin e hapur, LIVE, sot në 11.00 në këtë faqe, me studentë a pedagogë të interesuar për të dialoguar mbi Universitetin, ju uroj një javë të mbarë- shkruan Rama në postim
Për studentët nuk ka vlerë asnjë komunikim virtul qoftë me kryeministrin, qoftë me ministren. Ata I kanë të qarta kërkesat e tyre dhe kanë vetëm një qellim, plotësimin e tyre. Është e pa qartë ftesa e Ramës për dialog në një rast të tillë. A mos vallë kryeministrit i ka hyrë frika gjerë në palcë?