Djali gjen nënën e tij pas 37 vjetësh, por ai kurrë nuk e kishte menduar se do të përfundonte kështu

1115
0

Për ata njerez qe jane rritur nga prindërit adoptues, gjetja e familjes se tyre bilogjike mund të jetë e vështirë. Patrick Giblin nuk e ndjeu dëshirën për të njohur prindërit e tij biologjike deri sa vajti ne moshën 30 vjeç dhe u be baba i nje djali te vogel.

Interesi i tij i papritur u ushqye nga kureshtja dhe dëshira për të kuptuar më mirë sfondin e tij biologjik, tha ai per Today Show.

Në moshën 37 vjeçare, Patrick Giblin u nis për të gjetur prindërit e tij të vërtetë.

Për të filluar kërkimin e tij, Giblin u lidh me agjensinë e adoptimit dhe mësoi se nëna e tij biologjike e kishte lënë informacionin e kontaktit në dosje.

Ajo quhej Stephanie. Nuk zgjati shumë që ai të gjente nënën e tij biologjike në Facebook, 20 minuta në fakt, dhe ai e njohu qe ishte ajo për shkak të ngjashmërisë së pamohueshme.

Biseda e parë telefonike e tyre zgjati disa orë.

Nëna e tij nuk kishte dashur kurrë ta jepte atë për adoptim, por ishte detyruar nga prindërit e saj. Kur erdhi koha që ata të ndaheshin, një infermiere lejoi të përqafonte djalin e saj foshnje në spital,pak minuta para se ta merrnin.

“Një ditë, do të të shoh përsëri”,i peshperiti djalit te porsalindur.

Kur Giblin pyeti për babanë e tij biologjik, ajo tha se nuk e kishte parë atë per shumë vite. Pas lindjes, prindërit e saj e detyruan atë të shkëpuste lidhjet dhe me te dhe me djalin.

Nëna e tij nuk e kishte parë ose kishte folur me babanë e tij per gati katër dekada, por e frymëzuar nga kthesa e fundit e ngjarjeve, ajo gjeti informacionin e tij të kontaktit dhe bëri një telefonatë.

Babai i Giblinit, Todd, ishte po aq i ngazëllyer që u ribashkua me të birin e tij.Dhe pas gati 40 vitesh ndarje, nëna, babai dhe djali ishin të gjithë në të njëjtën dhomë përsëri.Por kjo nuk u ndal aty.

Të dy Todd dhe Stephanie mbeten të vetmuar jo shumë kohë pas takimit me djalin e tyre, burri i Stephanie vdiq dhe Todd ishte në procesin e ndarjes nga gruaja e tij.

Kur u takuan, ndjenjat mes tyre vazhdonin ende. Mes tyre rilindi nje romance e vjeter.

Prinderit e tij bilogjike u martuan pak kohë më vonë.

Giblin mori pjesë në martesën e tyre.

Pas disa kohesh ata shkuan për të takuar babin adoptues të djalit të tyre.

Todd dhe Stephanie vazhdojnë të qëndrojnë në kontakt me djalin e tyre Patrik.

Ata janë një pjesë aktive e jetës së tij.Ata e gjetën rrugën e tyre përsëri per tu ribashkuar me njëri-tjetrin dhe po kompensojnë kohën e humbur.