Pranverë e shkurtër, ja çfarë parashikohet për 10-ditëshin i parë të dhjetorit

558
0

Sipas parashikimeve të meteorologëve, 10-ditëshi i parë i dhjetorit do të jetë më diell dhe pa shi. Ndërsa për sa i përket reshjeve, ato do të na shoqërojnë në mesin e muajit, për t’i lënë vend përsëri diellit.

“Është parashikuar që muaji dhjetor të jetë më i ngrohtë sesa një muaj normal. Do të ketë temperatura më të larta sesa vlera klimatike. Për sa i përket reshjeve, pritet që 10-ditëshi i parë te jetë i qëndrueshëm. Kemi një paqëndrueshmëri në 10-ditëshin e dytë, më pas kemi sërish mot të qëndrueshëm, për t’u rikthyer reshjet në fund të dhjetorit. Por. do të kemi më shumë ditë me diell dhe më pak ditë me shi”, tha Lajda Porja, meteorologe e “Meteoalb”.

I ftohti në këtë muaj do të zgjasë vetëm 4 ditë. Reshjet e dëborës pritet të bien në zonat malore. Temperatura maksimale në muajin e fundit të vitit do të jetë 22 gradë Celsius.

“Dhjetori parashikohet të jetë më i ngrohtë se normalja. Ne do të kemi episode, që do të jenë 2 deri në 4 ditë tipike të dimrit, që mund të jenë me reshje dëbore apo me temperatura të ulëta. Por, episodet më të gjata do të jenë 5-6 ditë me temperatura të larta. 15-ditëshin e parë do të përjetojmë temperatura më të larta sesa normalja, deri në 22 gradë Celsius”, tha më tej specialistja e Meteorologjisë./t.ch