Skip to content

“Alo, jam Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë-Krujës!” Stresi telefonon Aldon live dhe biseda është epike

    Stresi i ka lënë të gjithë dëgjuesit e emisionit “Aldo Morning Show” të habitur, pasi telefonoi për të folur me moderatorin dhe për ta përshëndetur.

    Reperi, emri i të cilit është Arkimed Lushaj, telefonoi Aldon këtë mëngjes, dhe madje publikoi videon e bisedës së tyre në Instagram, si për të treguar se ka akses të plotë në internet falë telefonit që zotëron në qeli.

    Stresi tha se ndodhet në burgun e Fushë-Krujës dhe se me të ndodhen 450 të burgosur të tjerë që besohet se po ndiqnin emisionin e mëngjesit në atë kohë.

    Stresi: “Alo mirmëngjes!

    Aldo: Kush jeni dhe nga flisni?

    Stresi: Bad boy for life, të marr nga burgu i Fushë-Krujës!

    Aldo: Edhe njëherë?

    Stresi: Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë-Krujës!

    Aldo: Joooooooo… E ke seriozisht?

    Stresi: (qesh) Aldo mirmëngjes!

    Aldo: Ku je mor plak?

    Stresi: Janë 450 të burgosur që po presin telefonatën ta shohin live.

    Aldo: 450 të burgosur ë? Aaa je i mrekullueshëm!

    Stresi: Të pëlqen gjithë sektori këtu!

    Aldo: Pse të dija në Tiranë unë ty vëlla? Çdo në Fushë-Krujë ti? (përfundon video)