”Gomar, derr, kafshë, s’njeh nënë e babë”, degjeneron keq debati mes analistëve në studion e Zhejit

603
0

Ka degjeneruar keq debati në studion e gazetarit Artur Zheji teksa diskutohej lidhur me çështjen e pronave në Shqipëri, dhe atë që po ndodh në rastin e Unazës së Madhe.

Përplasja mes Ilir Demaliajt dhe Kastriot Myftarajt ka sjellë një debat të gjatë në studio, çka ka shkaktuar jo pak ilaritet në radhët e të pranishmëve.

Gjithçka ka degjeneruar në ofendime dhe në fyerje, ndërsa Demalia, i cili ishte në lidhje live, u shpreh se Myftaraj ishte i ardhur në Tiranë dhe nuk njihte nënë e babë.

Pjesë nga debati:

Demalia: Komunistët morën pronën në mënyrë arbitrare, ruajtën kadastrat. Ruajtën pronarët origjinalë në kadastra dhe ’90-t bëri shkatërrimin përfundimtar që nuk e ka bërë asnjë armik i Shqipërisë.

Myftaraj: Javë për javë fillon për pronat. Demalia: Unë nuk jam si ai që e kanë sjell në Tiranë. Nuk njef nënë dhe babë. Kam 300 vjet den baba den në Tiranë.

Myftaraj: Çfarë pune bën ky njeri në Amerikë? 30 vjet! Ka bërë ndonjë shkollë?! Demalia: E kupton sa gomar je. Je njeriu më i pështirë.

Myftaraj: Pasi flasim dy orë këtu na nxjerr një bari. Ky zotëria punon bari atje. Demalia: Ti je një derr!

Myftaraj: Unë e marr kur dal me delet. Ti nuk ke hyrë në qytetërimin shqiptar, do të hysh në qytetërimin amerikan. Demalia: O kafshë! Ai është për fat të keq! Shihja fytyrën. Ti rron m