Ermal Mamaqi tha se e kishte të shtunën në emision, por shikoni çfarë publikon Donald Trump në Facebook

724
0

Ermal Mamaqi i ka habitur të gjithë me foton e postuar në rrjete sociale ku zbulon se i ftuari i radhës në Xing do jetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Çdo javë, para se të vijë e shtuna, moderatori zbulon personazhin e ftuar në emisionin e radhës dhe i fton fansat t’i bëjnë pyetje.

Fotoja që ka publikuar sot duket aq reale sa fansat janë habitur por edhe kanë qeshur me përshkrimin që Ermali i ka vendosur fotos.

“I ftuar kete jave ne Xing me Ermalin, Trump djali! E bera nje emision me Trumpin por nuk do e nxjerr se ka dal kot. Sidoqofte ju beni pyetjen tuaj, pyetjet me te bukura marrin vizen amerikane”, shkruan ai.

Por në të njëjtën kohë Presidenti amerikan Donald Trump që me siguri nuk e di lojën e Mamaqit ka postuar një tjetër status që nuk ka lidhje me Ermalin.