Zv. kryeministri i Kosovës kritikon ashper BE: Evropa islamofobë dhe albanofobë

640
0

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosoves, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Bashkimin Evropian për qasjen ndaj Kosovës lidhur me heqjen e vizave.

Në rast se nuk ndodh kjo gjatë fundvitit apo fillimvitit të ardhshëm, atëherë kjo automatikisht lidhet me fenë Islame që kanë kosovarët.

“Nëse s’jepen, atëherë ka islamofobi dhe ka albanofobi. Ne i kemi plotësuar shumicën e kritereve. Pra, sikurse një student që plotëson 95% të testit, ai duhet të kalojë. Nëse Bashkimi Evropian ka qenë në gjendje t’u japë liri të lëvizjes vendeve, Antika Barbuda ishull sa Vushtrria, Barbados e barabartë me Podujevën, Kiribati e deri te Venezuela. Janë lista e shteteve që mund të lëvizin pa viza”, është shprehur Hoxhaj.