“Malokët shqiptarë të Manhattanit”

1169
0

Nga Ilir Seci

Kisha lanë takim te dentisti në Manhattan, aty afer ku punoj, me shkue gjate pushimit që mos me humbe kohen, nji rruge e dy pune si i thone fjales.

Mbasi kreva punë, prita per ashensorin ne katin e 27-të ku kam dentistin…tu u hape dera ndigjoj shqip, nji burre në ashensor i tha “Mirupafshim.” nji grueje qe doli nga ashensori ne ate kat. Grueja ishte e veshun si infermiere dhe hyni te nje dere ku shkruhej “Klinike Private.”

Une hyna në ashensor, ai burri shqiptar qe foli me ate gruen me hodhi nji shikim matës nga kryet e deri te kambet, natyra tipike zhbiriluese shqiptare. Mos me e lane me u torturue i fola shqip.

-“Si jeni a jeni mirë?”

-“Miredita” – nxitoi me ma kthy, – “nga te kemi…nga e folura ngjan sikur je nga anët tona …”

Une qesha…sa herë kur njerezit nxitojne me ma caktue origjinen ua la mbarë se kam deshire me pa se ku duen me dale…

-“E andej jam…” – i thashë.

-“Me vjen mire” – tha, – “se na mbytën malokët edhe ketu në Manhattan…e pe ate gruan qe doli nga ashensori qëparë? Maloke nga Shkodra…Po që është bërë ndihmësmjeke tjetra se? Punon te klinika e nje mjeku të njohur.”

-“Po ti këtu punon?” – e ngava unë megjithëse e kisha pa nga uniforma qe punonte fshirës xhamash te ai pallat, sepse kishte logon e kompanisë në bluzën e uniformes…”Window Cleaning”.

-“Po kam sa vite qe punoj këtu…çtë bëjmë na duhet të punojmë.”

Heshti pak dhe shfryu :

-“Bëjmë punë të rënda se shkollë s’bëmë dot…ajo gruaja nga Shkodra që të thashë fillimisht pastruese ka qenë ketu, beri shkollen tjetra dhe u bë ndihmesmjeke pastaja… Ky vend paskësh qenë për malokët ore burrë…të tërë nga andej jane, nga Shkodra, nga Malësitë. Kam disa nga Kelmendi që punojne këtu…të gjithë ashtu flasin trashë, malokçe.”

-“Më fal” – e pyes une qetesisht, – “çfarë kupton me malokë ti? Kë quani malok sipas mendimit tuaj?”

-“Po këta pra që flasin trashë, që flasin malokçe…këta që nuk flasin gjuhën zyrtare.”

-“Nga jeni ju?” – e pyeta…

-“Nga Skrapari jam.” – tha ia.

-“Po ky Skrapari sikur është malesi me duket?” – bana të paditunin une…

-“Po malesi jemi por jemi ndryshe…” – nxitoi ai, – “nuk jemi te trashe se nuk flasim trashë…”

-“Pra domethene, ajo gruaja qe ka bërë 4 vjet shkolle në Manhattan dhe është edhe ndihmesmjeke, ngaqë flet malokçe qenka e trashe kurse zotrote që punon pastrues dhe flet gjuhen zyrtare, qenkërke i hollë? Dhe jo veç shkolla… e di ti se Shkodra është vetëm 9 metra mbi nivelin e detit!?”

Mbeti…nuk e priti.

-“Po mirë këtë tjetrën a e di zotrote, që siç na e ka lënë të shkruar Faik Konica, fjala “Malok” per herë të parë është futur në perdorim në shqip nga qytetaret e Beratit të cilet quanin “Malokë” pikërisht Skraparllinjtë!?”

Ai shtangu…kishim zbrite disa kate dhe per pak mbrrinim në katin ku ishte dalja prandaj nxitova me i thanë :

-“Edhe lidhun me ata Kelmendasit qe i quejte të trashë ti, a e din zotnia jote se Vermoshi asht zona e parë në Shqipni që ka pase rrymë elektrike!? Sepse në fillim te shekullit te kaluem kur u ndertue nji hidrocentral ne Mal te Zi, lumi mbi te cilin u ndertue kishte ujna nga Vermoshi dhe ne baze të drejtes nderkombetare duhesh me i dhane energji elektrike asaj zone… Kshtu që Vermoshi ka pase tre brezni me dritë elektrike kur zotnisë tande i kane ardhe “Dritat e Partise” mbasi u ba elektrifikimi i vendit…ajo që ju komunistet hala e queni “Festa e 25 Tetorit 1970”…Që për koinçidencë i takon me qenë dita e sotme… Tre brezni para jush kane pase drite elektrike Vermoshasit e ju prapë vazhdoni e vetëmasturbohuni në komplekse superioriteti.”

Per fat ashensori ndali në katin ku kisha me dale e s’mu desh me ia pa ma bojën…