Mos i hidhni lëkurat e mandarinave, ja përse mund t’i përdorni

623
0

Mandarina është një ndër frutat më të përhapur këtë sezon në vendin tonë. Ky frut është i mbushur me vlera ushqyese që e bëjnë organizmin të jetë më i shëndetshëm. Por jo vetëm brendësia, edhe lëkura e mandarinave është mjaft e dobishme.

Nëse ju i ruani, me to mund të bëni mrekulli në shëndetin tuaj. Sipas mjekësisë kineze, lëkura e thatë e mandarinave shërben si një ilaç shumë efikas për kollën, kolitin dhe diarrenë. Mjafton që t’i zieni për të krijuar një lëng dhe ta konsumoni kur të keni probleme.mandarina_1481308896-4495609

Vlera për Shëndetin

Ekspertët kinezë rekomadojnë përdorimin e lëkurës së mandarinës jo vetëm në çaj por edhe në gatime të ndryshme.

 

Sipas tyre, lëkura e mandarinës është e dobishme për të përmirësuar tretjen dhe kundër të përzierave tek gratë shtatzënë.

Vlera të tjera të lëkurës së mandarinës përfshijnë balancimin e sheqerit në gjak, pastrimin e mëlçisë dhe lehtësimin e simptomave të të ftohurës, gripit dhe stresit.

Përgatitja e çajit të lëkurës së mandarinës

Hiqeni lëkurën e mandarinës dhe lëreni të thahet. Lëkurën e thatë mund ta mbani në enë qelqi me kapak të puthitur fort dhe ta ruani në një vend të errët dhe të freskët.

Në këtë mënyrë, lëkurën mund ta përdorni për shumë muaj. Përgatitja e çajit kërkon copa të vogla të lëkurës së thatë të mandarinës.

Vendosini copat e lëkurës në një filxhan çaji. Hidhni sipër tyre ujë të nxehtë dhe lërini të qëndrojnë së bashku për disa minuta.

Shtoni mjaltë sipas dëshirës dhe konsumojeni menjëherë. Lëkurat e thata të mandarinës mund t’i shtoni edhe në çajra të ndryshëm siç është ai i ziu./panorama/