I biri e akuzon për vjedhje, babai: Më varni e mizat të më hanë nëse unë kam bërë diçka!

569
0

Në këtë seancë të rubrikës “Shihemi në Gjyq”, në “E Diela Shqiptare” u trajtua rasti i një babai nga qyteti i Fierit dhe konfliktit të tij me djemtë.

Banush Kanani ka sjellë në seancën e ndërmjetësimit një prej djemve të tij, Besnikun. Shkak i konfliktit është bërë dëmshpërblimi i banesave pranë lumit të Gjanicës, të përmbytura 10 vite më parë.

Zoti Banush mohon se ka marrë dëmshpërblim nga përmbytjet dhe nuk ua ka dhënë djemve të tij. Ai kërkon nga djemtë që t’i flasin, e ta quajnë sërish baba, pasi siç thotë vetë gjatë emisionit, ka arritur në pikën që nuk do më as jetën, për shkak të kësaj situate të rënduar.

Por si qëndron e vërteta? A i ka marrë paratë zoti Banush? Nëse jo, përse besojnë djemtë të kundërtën?

Eni Çobani: Atëherë, zoti Banush unë e kuptoj vështirësinë tuaj, emocionin tuaj, ka edhe pak vështirësi edhe në dëgjim, por do ta mirëkuptojmë gjatë gjithë kohës zotin Banush. Njëkohësisht falenderoj edhe Besnikun, i cili e ka patur të vështirë të  ishte pjesë sot. Ai e ka patur shumë të vështirë të vijë sot, ai përfaqëson vëllezërit në këtë komunikim me babain. Kështu që të falenderojmë nga zemra Besnik.

Ardit Gjebera: Nuk qenka vetëm Besniku, por qenkan edhe vëllezërit.

Eni Çobani: Edhe vëllezërit gjithashtu, po ashtu edhe në publik kemi edhe një bashkëfshatarin e tyre, zotin Skënder e përshëndesim, i cili bësoj se do të bëhet pjesë e seancës së ndërmjetësimit në vazhdimësi. Zoti Banush, ju vini nga qyteti i Fieri apo jo?

Banush Kanani: Përshëndetje, kam nderin të marr pjesë këtu përpara Enit Çobanit dhe jam përpara këtij publiku të nderuar. Quhem Banush Kanani nga qyteti i Fierit. Kam sjellë këtu sot përballë djalin tim të vogël të pleqërisë, Besnik Kananin se jam në një konflikt me djemtë e mi. Kam tre djem edhe një vajzë, sot në moshën 77-vjeçare, babai ndeshet me djemtë e tij, gjë e paparë, gjë që nuk bën vaki.

Besnik Kanani: Për çfarë arsye na solle këtu sot?

Banush Kanani: Kur morët rrugën e emigracionit, babai ruante katër palë shtëpi të fëmijëve.

Besnik Kanani: Katër palë shtëpi more lekët i hëngre more.

Banush Kanani: Duke u paguar detyrimet ndaj shtetit, drita, ujë e të tjera, më përgjegjësi të madhe, se detyrimi i këtij babai për fëmijët. Tani Fieri kufizohet nga një lum i paparë.

Besnik Kanani: Lëre lumin, po ku vajtën lekët e përmbytjeve?

Banush Kanani: Në vitin 2008 doli lumi Gjanica, vajti mbi 2 metra dhe u përmbytën të gjithë.

Besnik Kanani: Pse na solle këtu, çfarë do të fajësosh këtu?

Banush Kanani: Të vërtetuara këto nga Komisioni i Qarkut, nga Grupi i Emergjencave dhe nga vetë dy nënkryetarët e Bashkisë, verifikuan dëmet, këto dëme janë vlerësuar.

Besnik Kanani: Lekët ku vajtën?

Ardit Gjebrea: Çfarë lekësh Besnik?

Besnik Kanani: Lekët e dëmshpërblimeve.

Ardit Gjebera: Pse u dhanë lekët për dëmshpërblimet?

Besnik Kanani: Po janë dhënë, ca kanë marrë, ca nuk kanë marrë. Fletët i ka dhe lekët nuk i ka marrë.

Ardit Gjebrea: Po ku i ke lekët, me kë i shpenzon?

Banush Kanani: Një pjesë kanë marrë, duke u mbështetur nga shoqëria e sëmurë, se ne jemi pjesëtarë, qytetarë të atij komuniteti, të njëjtë para ligjit. Pse dikush të marrë e..  Unë nuk kam marrë asnjë qindarkë.

Eni Çobani: Besnik pse ka lindur ky dyshim?

Banush Kanani: Jam vlerësuar nga Komisioni i Qarkut dhe nuk më është dhënë asnjë lekë. Na gënjejnë, na thonin sa të na vijnë fondet do të merrni paratë.

Eni Çobani: Besnik si është historia në fakt?

Besnik Kanani: Ne kemi qenë larguar në Greqi dhe shtëpitë tona i pat zotëria.

Eni Çobanit: Babi pra.

Besnik Kanani: Zotëria, nuk na vjen më për baba, kështu si ka vajtur gjendja. Jemi larguar sa herë janë përmbytur, të vijmë në Shqipëri, jo po ashtu mos kini merak

Eni Çobanit: Ju jetoni në Greqi?

Besnik Kanani: Në Greqi. Çfarë kemi dëgjuar edhe andej, se janë bërë këto vlerësimet edhe këto kompensimet çdo personi, nuk kemi marrë asnjëherë lekë. Tani ku vajtën këto lekë? Ka të tjerë që kanë marrë lekë, ku vajtën këto lekë, ca në të nënës, ca në të babait, a i hëngri ky? Nuk del njeri si ky, si Bashkia.

Banush Kanani: Unë janë përgjegjës për djemtë e mi, për familjen time, por nuk kam marrë një lekë nga pushteti vendor.

Eni Çobani: Pse ju ka filluar në fakt kjo qefmbetje, është pak më e hershme se sa ky moment. Kemi ndonjë qefmbetje një çikë?

Besnik Kanani: Po çfarë qefmbetje, ne para 12-13 vjetësh na ka vdekur nëna. Ky është martuar me një tjetër. Mbase do t’i blejë ndonjë shtëpi zonjës tjetër që bashkëjetojnë, merret vesh.

Eni Çobani:  Jeni martuar prapë zoti Banush, në çfarë moshe?

Banush Kanani: Mamaja e këtyre më ka vdekur në 2005, unë ngela vetëm në shtëpi, me pëlqimin e këtyre u martova. Kam marrë një copë grua, ama fëmijët nuk mi hedh poshtë, as nipër e mbesa. Kam kontribuar me ndershmëri, me shpirt për ata fëmijë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe kur u martove prap?

Banush Kanini: Kur u martova unë prap isha 62 vjeç, e kam marrë më të vogël në moshë, megjithatë familja është gjeja më e shtrenjtë. Unë nëse do të jetoja vetëm do të jetoja si një qen, sepse këta i kisha të gjithë të larguar. Megjithatë m’u plotësuan një pjesë e kushteve dhe sot jetoj si njeri.

Besnik Kanani: Të dhamë leje të martoheshe, por jo të na hash lekët.

Banush Kanini:  Unë i kam kundërshtar të tre fëmijët, po nuk kam marrë një lekë. Këtu është hilja e pushtetit vendor, që i ka mbajtur në mënyrë burokratike të fshehura këto, gjoja se do të marrim para, para nuk na kanë dhënë.

Besnik Kanani: Na trego ku vajtën lekët o vëlla?

Banush Kanani: Kërkoj të hetohen deri më një dhe i bëjë apel Ministrit të Drejtësisë, Kryeministrit shqiptar, atyre zotërinjve të atij pushteti, se kujt ia kanë dhënë këto lekë! Nëse kam marrë lekë, mbaj përgjegjësi të plotë dhe jap llogari deri më një. Unë jam ai burrë që kam shërbyer 36 vjet në ushtri, por kam qenë njeri i nderuar. Ashtu siç më njeh gjithë Fieri dhe gjithë kuadro ushtarake, e vartësit e mi. Unë deklaroj që atje në sheshin “Skendërbej”, atje tek heroi ynë kombëtar, të varem dhe të më hanë mizat, nëse unë kam abuzuar me gjakun tuaj. Nuk kam marrë një lekë, ndaj po më akuzoni kot.

Besnik Kanani: Disa persona kanë marrë, pse ne mos të marrim?

Banush Kanani: Unë sot kam më tepër nevojë më shumë së kurrë për fëmijët e mi, për një ngrohësi të fëmijëve, se vajta 77 e ca vjeç, kur do t’i shikoj këta djem të jenë afër babait? Asnjëri nuk më flet, unë nuk dua jetën, kam arritur në atë pikë që nuk dua jetën time për budallallëqet e këtyre të pushtetit vendor.

Ardit Gjebrea: Kur të tjerët kanë marrë para, ti pse nuk u interesove të merrje edhe ti para?

Banush Kanani: Jam interesuar, atë zotërinë e quajnë Mondi Levanaji, që administronte emergjencat dhe më thoshte se “Nuk kanë ardhur akoma, do ti marrësh para”. Tek tuk kanë marrë, i kanë shpërndarë me shoqëri. Kush jam unë, para ligjit jemi një, pse unë të shkelem më këmbë e tjetri ti marrë. Të lutem ka drejtësi, ka shtet, çfarë po bëhet, pse lozin? Fillimisht këta vunë 5 lekë, m’i dërgonin e unë bëja shtëpitë e tyre. Një pjesë e parave të tyre i hëngri Gjanica.

Eni Çobani: Në fakt ju këtu keni edhe një bashkëfshatarin tuaj, zotin Skënder, i cili edhe ai është bashkëvuajtës me ju, apo keni ndonjë problematikë me Skënderin

Banush Kanani:  Skënderi i ka tardynahet e forta, se u fut nga Bashkia, nga Drejtoria.

Eni Çobani: Skënderin e kemi këtu dhe mund të flasë.

Skënder Gjela: Përshëndetje zonja Eni, quhem Skënder Gjela, kam qenë punonjës i Bashkisë së Fierit dhe na ka çuar bashkia për të prerë kallamat nga ura spitalit, deri ku derdhej Gjanica.

Eni Çobani: Në fakt doja të të bëja një pyetje. Ne nuk jemi specialistë, por preja e kallamave, ju ka sjellë në fakt përmbytjen. Nuk ka specialist Bashkia që të di se kallamat nuk priten, se përmbyten shtëpitë? Ti ke shkuar i ke prerë kallama dhe i ke përmbytur këta.

Besnik Kanani: Ishin miliona kallama zonja Eni, këta i kanë punuar dy muaj. Kanë prerë kallama, edhe i kanë lënë në shtratin e lumit të Gjanicës.

Eni Çobani: I kanë hedhur?

Besnik Kanani: I lanë aty me ferra dhe me kallama dhe unë e kam kapur zotërinë, këtë edhe disa të tjerë. Kush je dhe çfarë bëni këtu? Na ka thënë Bashkia për të prerë kallama thanë. I kam thënë: E di çfarë bën ky kallami? Mbron përroin e lumit nga ana tjetër, 5-6 metra një kallam. Zotëria tha këtë urdhër kemi, t’i presim dhe t’i lemë në vend. Po kush mban përgjegjësi? Mbas një jave ka ashtu përmbytja.

Eni Çobani: Filloj përmbytja pastaj?

Besnik Kanani: Po po me shirat e para, me 80 milimetra shi. Se janë të shënuara, që nuk ka dalë ndonjëherë Gjanica me 80 milimetra.

Eni Çobani: Pra ju jeni përmbytur si në vitin 2000, por përmbytja e vitit 2015 ka qenë ajo më e forta?

Besnik Kanani: Në 2015 është përmbytur edhe qendra e Fierit dhe jo më ne.

Eni Çobani: Këto janë fatkeqësi natyrore, se shiu dhe nuk dihet se deri në çfarë sasie mund të bjerë dhe ka rënë shumë.

Besnik Kanani: Nuk duhet të ishim përmbytur zonja Eni, janë regjistruar të gjitha zonja Eni, me 80 milimetra nuk duhet të ishim përmbytur.

Eni Çobani: Kjo sipas mendimit tuaj, pasi jeni edhe qytetar i zonës edhe e njihni. Por në fakt, nga preja e këtyre kallamëve nga Skënderi, jeni përmbytur.

Besnik Kanani: Bashkia ka për detyrë që të lajmërojë njerëzit kur bëhen gjëra të tilla. Për asgjë nuk jemi lajmëruar,  jemi përmbytur të shtunën në darkë, ka vazhduar të dielën, të dielën kanë qenë pushim dhe nuk ka ardhur asnjë nga Bashkia dhe asnjë nga punonjësit që mbajnë përgjegjësi.

Eni Çobani: Janë përmbytur edhe ata sigurisht, se të gjithë qytetarët kanë qenë të përmbytur, jo vetëm ju.

Besnik Kanani: Nuk na ka ardhur një punonjës nga Bashkia atje. Ditën e hënë na ka ardhur, se e diela është pushim, e kishin pushim ata, ne le të mbytemi.

Eni Çobani: Skënder ka mundësi të na i shpjegosh nga ana teknike pjesën e kallamëve.

Skënder Gjela: Po kam punuar 2 muaj me pastrimin e Gjanicës, kemi qenë 5 punëtorë edhe ka ardhur zoti Besnik tek ura, tek shtëpia e këtij dhe ka thënë: Ça bëni po bëni, do na mbysni? Thamë ne kushedi. Kam punuar 2 muaj dhe 1 muaj nuk kam marrë lekë. I kam vajtur Armando Subashit në zyrë, më tha mua ik tek Flamuri, tek drejtori. Vajta tek Flamuri, Flamuri nuk më qaste.

Eni Çobani: Tani ti ke bërë punën, nuk ke marrë para dhe këta tani të gjykojnë për veprimin që ke bërë.

Skënder Gjela: Unë jam përmbytur për vete, 2 metra e gjysmë në shtëpinë time.

Eni Çobani: Që nga ky moment Besnik, atje erdhën punonjësit e policisë edhe bënë nga një proces verbal, siç më keni treguar, edhe juve u larguat apo jo?

Skënder Gjela: Fajin e ke ti Banush, nuk ka faj ai.

Banush Kanani: Është bërë procesverbal dhe ne kemi nguruar, nuk kemi bërë kallëzim penal për ty në prokurori, se ti duhet të kishe hequr kallamat që aty bashkë me ata të Drejtorisë, more vesh apo jo? Se ju u bëtë shkaktarë, që u bë barrikadë në atë kthesë.

Besnik Kanani: Ti more lekë nga Bashkia?

Banush Kanani: Unë nuk kam marrë asnjë lekë të keqen babi, mua më marrtë plumbi në lule të ballit në qoftë se kam marrë 1 qindarkë, mua më kanë mashtruar.

Besnik Kanani: Si të kanë mashtruar? Unë nuk po marr vesh se çfarë po bëhet këtu…

Ardit Gjebrea: Besnik unë jam i prirur të besoj se babai nuk ka marrë lekë, megjithëse ti po insiston se mund të ketë marrë.

Eni Çobani: Ka një farë të drejte Besniku, sepse ne kemi dokumente këtu, që do t’i shpjegojmë pak më vonë.

Ardit Gjebrea: Ka dokumente që ka marrë lekë?

Eni Çobani: Jo, që është bërë një procesverbal dhe se ka dalë një shumë lekësh. Tani se kjo shumë lekësh është marrë ose jo, ky është një problem për t’u parë, por lekët kanë dalë dhe shuma e dëmit ka dalë. Dhe në bazë të kësaj shume, Besniku kërkon të dijë kush e ka marrë shumën e dëmit në procesverbalin që e ka nxjerr vetë Bashkia.

Ardit Gjebrea: Lekët kanë dalë, por a është emri i Banushit aty, që i ka marrë këto lekë?

Eni Çobani: Jo nuk është se ka dalë që Banushi i ka marrë këto lekët, në dorë ne kemi vlerësimin që kanë bërë specialistët e Emergjencave Çivile pranë shtëpisë së zotit Kanani. Besniku nuk ka qenë në atë moment, edhe thotë ia kam lënë babait ta vazhdonte këtë gjetje të këtyre parave.

Ardit Gjebrea: A janë alokuar?

Eni Çobani: A janë alokuar apo jo këtë nuk e dimë, ndaj e kemi thirrur zotërinë sot këtu.

Ardit Gjebrea: Po nuk mund të akuzosh ti kaq fort babain, se nuk e dimë me fakte.

Besnik Kanani: Vemi në bashki e nuk na japin përgjigje.

Ardit Gjebrea: Edhe ti akuzon babain?

Eni Çobani: Këto janë familje me banim pranë lumit të Gjanicës, në qytetin e Fierit dhe normalisht herë pas here, që nga viti 2008 edhe në vazhdim, për shkak të shirave të shumtë, këta janë përmbytur herë pas here. Sigurisht që zyra e Emergjencave Civile, që ka edhe një Drejtori të Përgjithshme dikur pranë Ministrisë së Brendshme, sot e ka Ministria e Mbrojtjes, kanë pasur gjithmonë kujdesin edhe vëmendjen e qytetarëve për të dhënë dëmshpërblimin. Shqetësimi i  këtyre familjeve, si edhe atij të punonjësit të Bashkisë, ka qenë dhënia e fondeve që janë alokuar pra pranë bashkive, të cilat janë përmbytur në këto vite. Zoti Banush na thotë: Zonjë, është bërë një vlerësim, ka dalë edhe një dëm në një vlerë financiare, por nuk e kam marrë. Besniku thotë: Si disa e kanë marrë dhe pse nuk e ka marrë ky babai jonë? Atëherë ka lindur dyshimi se babai ka marrë, jo vetëm dëmin e Besnikut, por edhe dëmin e fëmijëve të tjerë. Në fakt ne kemi një proces verbal, që të paktën për shtëpinë e Besnikut, ka dal një vlerë, sigurisht nuk dua ta bëj publike. Por unë doja të dija nga zoti Banush, vërtetë ai nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim, as për shtëpinë e tij? Pasi edhe shtëpia e tij është përmbytur po ashtu.

Besnik Kanani: Nga Komisioni i Këshillit të Qarkut të Vlerësimeve, ka dalë dëmshpërblimi.

Ardit Gjebrea: Po si e vërtetoni ju se i ka marrë babai ato lekë?

Eni Çobani: Unë kam marrë të gjithë dokumentacionin, ku vërtetohet si nga ana ligjore, se Drejtoria e Emergjencave Civile  vërtetë ka bërë të gjithë dokumentacionin për marrjen e këtij dëmshpërblimi, por a e kanë marrë dëmshpërblimin, nuk e di.

Besnik Kanani: Ka mundësi t’i ketë marrë edhe zoti Banush, mund të ketë blerë shtëpi e i ka vënë në emrin e gruas që ka.

Skënder Gjela: Mua pse më kë sjellë këtu?

Banush Kanani:  Unë të solla për 2015-n, do të bëj kallëzim penal. O do të futem unë, ose ti. Ti je shkaktari për 2015-n.

Skënder Gjela: Ti mbaj përgjegjësi për vetën tënde. Ke marrë lekët djalit dhe më solle mua këtu.

Ardit Gjebrea: Skënder, më pëlqeu shumë një fjali që tha z. Banush, se po të kishte gojë lumi Gjanica do të thoshte: O, çfarë jeni duke më bërë kështu? Por ka gojë të gllabërojë dhe të marrë hak për të gjitha ato që i kanë lumit të Gjanicës. Kam një pyetje: A duheshin prere ato kallama?

Skënder Gjela: Duheshin prerë, ato ishin ferra edhe kallama.

Ardit Gjebrea: Besniku thotë se ato nuk duhet të ishin prerë.

Skënder Gjela: Ai ka të drejtë, duhet të ishin prerë edhe të ngarkoheshin me makinë.

Ardit Gjebrea: Pse i latë ju atje?

Skënder Gjela: Sepse ashtu ishte urdhri.

Eni Çobani: Skënderi pretendon se ka qenë thjesht zbatues i një urdhri.

Ardit Gjebrea: Doja të kuptoja, duhej bërë kjo gjë apo jo?

Skënder Gjela: Po duhej bërë, sepse ishin bërë ferra dhe kallama bashkë.

Eni Çobani: Në një nga dokumentet që unë e kam këtu dhe që është bërë për shtëpinë e Banushit, kam një akt vlerësimi të vitit 2008, e ke këtu me shifra, komplet dhomë gjumi, televizor, komplet kolltuqesh, frigorifer etj. Dua të bëj me dije se çfarë i është prishur këtij qytetari. Këtij i është shkatërruar e gjithë shtëpia. Tani i drejtohem Bashkisë: E ka marrë këtë shumë ky zotëria, sepse në kokën e këtij dokumenti thuhet akt vlerësimi dhe shuma. E ke marrë këtë shumë, apo nuk e ke marrë?

Banush Kanani: As edhe një qindarkë.

Eni Çobani: Atëherë kur nuk e ke marrë, ke vajtur ti ta godasësh gjyqësisht këtë, se i thonë 10 vjet.

Besnik Kanani: I kanë marrë disa familje, ne jo.

Eni Çobani: I drejtohem Kryetarit të Bashkisë së Fierit, z.Subashi me gjithë respektin për të, si nga ana profesionale, se është një jurist i nderuar edhe e kupton shumë mirë nga ana ligjore përmbushjen e këtij detyrimi, për sa i përket dëmeve të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, që janë të mbështetura në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, të sipër cituara në aktin e vlerësimit. Atëherë duam të dimë, pse disa e kanë marrë këtë dëmshpërblim dhe disa jo? Sepse keni sjellë një konflikt në familje. Pra djali që nuk ka qenë prezent mendon se meqë është bërë një akt vlerësimi dhe ka dalë një shumë parash, babai do ta ketë marrë. Kjo duhet të dalë deri në fund, se si ky vendim i Këshillit të Ministrave është zbatuar.

Besnik Kanani: Gjania nuk ka më përmbytje që kur ka vënë dorë Edi Rama.

Eni Çobani: E përshëndesim Kryeministrin që ka marrë masa dhe në lumin e Gjanicës nuk ka më përmbytje.

Banush Kanani: Nuk kam marrë asgjë, të më hajë mortja mua, të më hanë qentë.

Eni Çobani: Jemi prekur të gjithë me fjalët e zotit Banush, jo tani, por që në fillim të seancës.

Banush Kanani: Nuk dua ndihmë financiare, dua të më flasin me gojë, të më përkëdhelin, të më thonë baba, jo të më trajtojnë si qen.

Në fund Eni Çobani u shpreh se dëmi është shkaktuar, edhe shuma e parave që u takon nuk humb, shkruan tvklan.

“Në një komunikim që do të kem ditën e nesërme me zoti Subashi, jam e sigurt që do ketë një zgjidhje. Por nuk është e rëndësishme dëmshpërblimi, përpara lotëve të Banushit. Besnik shikoje ne sy babin tënd, se gjatë gjithë seancës nuk e ke parë në sy. Shikoje e shihe dhimbjen që ai ka treguar që në fillim. Unë do ta vërtetoj edhe me ligj, se ai është një baba që unë se di si do të më shikosh në atë moment. Që ky zotëri nuk ka marrë asnjë qindarkë. Baba nuk të bëhet më njeri o Besnik, se lekët do t’i gjejmë”, tha Çobani, e cila arriti ta bindë djalin e vogël Besnikun se babai nuk kishte marrë asnjë lekë dhe seanca u mbyll me një përqafim mes tyre.