Skip to content

Ish-mësuesja i kërkon 200 euro, i riu nga Shkodra i jep përgjigjen epike nga Anglia

    Legjendat me mësuesit që kërkojnë lek nuk janë zbehur ende në vendin tonë, e me siguri u ka ndodhur që së paku njëherë të hasni në një fenomen të tillë.

    Por e sigurtë është që nuk u ka ndodhur që pas 7 vitesh pasi jeni shkëputur nga shkolla një mësuese t’u kërkojë para.

    Epo, kjo i ka ndodhur një të riu nga Shkodra, ku mësuesja e 9-vjeçares i ka kërkuar 200 euro borxh, por djali nuk ja ka lënë mangut me përgjigjen duke ia kujtuar të gjitha lekët që kishin dhënë me premtimin që do  ktheheshin.

    I riu ka shkruar për JOQ.al:

    Përshëndetje JOQ! Unë ka rreth 7 vite që kam ndërpre marrëdhënien me shkollën dhe kjo që më ka shkruar është mësuese nga 9-vjeçarja “Haxhi Hajdari”.
    Gjithmonë na kërkonte lekë për investime që gjoja bëheshin në shkollë, tani edhe sot.”

    Pasi ish-mësuesja i kërkon 200 euroshin, djali i shkruan:

    Ta kena pa dhan ne te shkolla nga 500 lekë për me ble 1 magnetofon, si na pate than me a mësimin e hala nuk na i ke dhan. Nëse me jep edhe 500 lekshin unë jam dakord që t’i nis edhe 200 euro.”

    Biseda e plotë: