“Më jep numrin e ‘xhuxhit’”/ Prokuroria reagon në orët e vona për Vangjush Dakon

493
0

Prokuroria e Përgjithshme edhe pse me vonesë, të mërkurën deklaroi për emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan se nuk ekziston asnjë fletë-arresti për kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Më herët, ishte zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili u shpreh në studion e emisionit se nuk ekziston asnjë mandat arresti ndaj Dakos,

Po ashtu, Hodaj pohoi në studion se policia nuk mund të refuzojë një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria dhe për rrjedhojë t’mos arrestojë kryebashkiakun e Durrësit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, të mërkurën pasdite në një deklaratë për mediat nga selia blu, u shpreh se Prokuroria duhet t’u thotë shqiptarëve pse dhe kush po ndalon arrestimin e ‘xhuxhit’ në bazë të përgjimeve të dosjes 339.

Noka shtoi se Vangjush Dako është peshku i madh i ‘dosjës 339’ dhe këtë të vërtetë askush nuk mund ta zhbëjë.