Prindërit në mbarë botën po vlerësojnë një djalë, ndihmoi një vajzë, të cilës i kishin ardhur periodat në autobusin e shkollës. Një grua tha se kishte takuar mamanë e djalit dhe e kishte falenderuar për atë që kishte bërë për të bijën.
“E ke rritur djalin ashtu siç duhet,” i kishte thënë.
Gjithçka nisi në autobusin e shkollës, kur të bijës i kishin ardhur periodat pa e vënë re. Në këtë situatë të sikletshme, një djalë pak më i madh në moshë iu afrua dhe i tërhoqi mënjanë duke i thënë në vesh se kishte një shenjë në pantallona.
Ai i ofroi bluzën e tij që ta lidhte në brez, në mënyrë që të shkonte në shtëpi.
Ajo iu përgjigj se po i vinte shumë turp për situatën e krijuar, por ai insistoi: “Kam motra edhe unë, mos u shqetëso. Gjithçka është mirë”.
Mamaja e vajzës tha: “Këto ditë po dëgjojmë kaq shumë gjëra të këqija për të rinjtë, ndaj doja të ndaja me ju diçka pozitive”.
Pasi mesazhi u postua në Bored Panda është bërë viral në rrjet.