Shtigjet për Angli, shqiptarët strehohen nëpër ara, prishin të mbjellat në Holandë

720
0

Të shumtë janë në numër shqiptarët të cilët synojnë të shkojnë në Angli, duke shfrytëzuar rrugë alternative përmes Francës dhe Holandës.

Autoritetet holandeze kanë ngritur alarmin për këtë pjesë, pasi shumë të rinj, me shpresë për t’u larguar me kamionë drejt Anglisë, Holandën e kanë kthyer si “bujtinë” në pritje të një mundësie për të kaluar në të zezë drejt Mbretërisë së Bashkuar, raporton BalkanWeb.

Zona më e frekuentuar nga të rinjtë shqiptarë është ajo e Moerdijk. Pasi mbërrijnë në këtë zonë, emigrantët fshihen në rajon në fushat e mbjella me misër, madje për nevojat e tyre ekzistenciale, ata kanë prishur edhe të mbjellat duke i përdorur për shtrojë apo edhe si kasolle ku të fusin kokën.

Kjo situatë ka vënë në lëvizje strukturat holandeze, të cilat kanë kërkuar një kontroll të rreptë për të gjithë ata emigrantë që synojnë Anglinë përmes Holandës. Shtigjet e shqiptarëve drejt Anglisë kanë qenë të shumta, ndërsa kjo është shoqëruar edhe me valë arrestimesh dhe dëbimesh për qëndrim të paligjshëm.