S’kishte para për një unazë fejese të shtrenjtë, shqiptari i mahnit të gjithë

1818
0

Jo të gjithë i kemi mundësitë financiare për t’i siguruar vetes të mira që i kalojnë nevojat jetike.

Ndonjëherë na vjen talenti e ndonjëherë kreativiteti për të bëra gjëra ndryshe, por që kanë vlerë edhe më të madhe se ato që blihen me para.

Kështu një djalë nga Prishtina tregon, unazën e fejesës të gdhendur nga një monedhë 50 cent.

Ai i ka shkëputur rrethin e jashtëm monedhës dhe më pas e ka lëmuar duke e bërë të duket si një unazë floriri.

Kjo unazë ka më shumë vlerë për të se sa një bizhu me vlerë monetare, pasi koha dhe përkushtimi që ka investuar për ta krijuar, për të janë më të rëndësishme se gjithçka.

Djali i quajtur Jeton Hoxha ka rrëfyer ndër të tjera se e fejuara e tij e ka pëlqyer shumë unazën.

Ai është shprehur:

Kur s’ke para mjaftueshem per fejese duhet te manovrosh ksi soji. Vlera e saj nuk eshte cmimi por koha dhe perkushtimi. Eshte thjeshte e punuar nga materiali baker i monedhës, e kam bere per qejf si befasi edhe doli te jete funksioni real, pasi i pelqeu vajzes qe jam i lidhur. Veq dua te jap mesazhin: qe nuk duhet te ankohemi per rrethanat, por t’i krijojme vete mundesite.”