“Peshkaqeni” çau rrjetën, kjo është “cironka” që u kap duke kërkuar Balilin në Sarandë

446
0

FNSH dhe RENEA organizuan një operacion të gjerë në disa rrethe të vendit, përfshi ehde Sarandën duke kërkuar Klement Balilin, i cili mundi të dalë nga “rrjeta”.

Por, policia ka kapur një tjetër person të kërkuar.

Mësohet se i kërkuari që u arrestua mbrëmë në fshatin Stjar ku u synua kapja e Balimit është Abedin Kuci, 49 vjeç.

Kuçi ka qenë anëtar i të ashtuquajturit “Grupi i Stjarit” i famshëm në vitin 1997.

49-vjeçari është arrestuar në vitin 2016 për trafik droge por u lirua sërish. Po kështu ai u shoqërua para disa muajsh nga policia e Gjirokastrës për verifikim pasi dyshohet sërish për trafik droge dhe përsëri i shpëtoi prangave.

Mësohet se në pranga është vënë edhe një tjetër person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. http://www.albeu.al/kryetitull/peshkaqeni-cau-rrjeten-kjo-eshte-cironka-qe-u-kap-duke-kerkuar-balilin-ne-sarande/427885/