Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm “Pyetjen 6 mos e plotësoni”,

524
0

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një këshillë të gjithë atyre që kanë për të aplikuar për Lotarinë amerikane.

Në një njoftim ne faqen e saj, ambasada tregon një nga pikat që kërkohet në formularin e lotarisë, e cila duhet të respektohet nga aplikantët, pika 6, në të cilën ata persona që kanë lindur në Shqipëri, nuk duhet ta plotësojnë.

‘Nëse keni lindur në Shqipëri, lini pyetjen 6 pa përgjigje’, thuhet në sqarimin. Ambasada këshillon të gjithë qytetarët shqiptarë që janë të interesuar për të aplikuar që të vizitojnë faqen zyrtare në internet për të parë sërish proceduarat. Kujtojmë se aplikimet për lotari do të mbyllen më 6 nëntor, në orën 18:00.