Rregulloni gjumin! Pa afron data, ja kur ndryshohet ora
Javës tjetër do të ndryshohet ora.
“Ora e re” do të hyjë në fuqi natën mes të shtunës së datës 27 dhe të dielës së 28 datës tetor. Në orën 3:00, akrepat e orës duhet të s’postohen një orë prapa, pra duhet të shënojnë orën 2:00.
Ky ndryshim i orës do të qëndrojë në fuqi deri në javën e fundit të marsit 2019.
Ndërkohë, në Komisionin Europian është hapur një debat për të braktisur këtë sistem dhe për të lënë në fuqi sistemin e një ore që nuk ndryshon, duke i lënë mundësi zgjedhjeve shteteve të adoptojnë kë orë të duan. Propozimi ka ardhur nga Presidenti Jean-Claude Juncker dhe nëse pranohet, do të ndryshojë zakonet tona.