Në kërkim të ‘ëndrrës amerikane’. Shifra të larta të aplikimeve për Llotarinë Amerikane (Video)

429
0

Të zhgënjyer në atdheun e tyre dhe në mungesë të një pune, shqiptarët kërkojnë të largohen dhe të kërkojnë një jetë më të mirë në perëndim. Një shans i mirë për ta është edhe Llotaria Amerikane, ku interesi i qytetarëve shqiptarë ka qenë shumë i madh. Në intervista për In News, shumica e qytetarëve pranojnë se dëshirojnë të largohen nga Shqipëria. E ndërsa 50 % e të intervistuarve pohojnë se kanë aplikuar për llotarinë Amerikane. Në një nga pikat e aplikimit IN News arriti të shohë të gjithë procesin e aplikimit, ndërsa pranohet se interesi i qytetarëve edhe këtë vit është shumë i lartë.Por ka dhe nga ata që nuk dëshirojnë të largohen nga Shqipëria, dhe këta janë ata që janë të punësuar e kryesisht në administratën publike.Shqiptarët renditen të parët në Evropë sa i përket aplikimit të Llotarisë Amerikane. Vit pas viti numri i shqiptarëve që aplikojnë rritet dhe shifrat e publikuara pak muaj më parë flasin për më shumë se 367 mijë aplikime vetëm për vitit 2017.