Është bërë e gjallë Elvana Gjata pasi u shpall në kërkim nga policia. Këngëtarja ka publikuar disa orë më parë klipin e saj më të ri “Shade”.
Disa muaj më parë këngëtarja pati paralajmëruar se është pjesë e albumit të ri të producentit amerikan, Poo Bear dhe shumë shpejt do të dilte edhe bashkëpunimi i tyre “Shade”. Në videoklip Elvana shfaqet mjaft ekstravagante.
Ndërkohë përpos kësaj kjo është dalja e parë në publik e Elvana Gjatës pas ngjarjes në bllok, ku komandoja Mevjol Billo vrau Fabian Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinaj dhe Eljon Haton.
Në ngjarjen e 4 tetorit u komentua se mollë sherri ishte këngëtarja dhe policia e shpalli atë në kërkim.
Në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo.
Elvana Gjata ka udhëtuar drejt Vjenës, 4 orë pas ngjarjes dhe megjithëse është shpallur në kërkim nga policia ende nuk e ka dhënë dëshminë e saj pranë organeve kompetente.