Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përmendur sërish fëmijët e tij.
I ftuar në News24 përballë gazetarëve Rama ka përmendur familjen dhe dy djemtë e tij.
Ai tha ndër të tjera se djali i tij ishte futur poshtë krevatit i tmerruar pas atyre që ka dëgjuar nga Berisha se në fakt gruaja e Ramës (Matilda) nuk e ka pasur me të djalin, por më te atin e tij.
Këtë shpërthim Rama e ka pasur edhe para zgjedhjeve në 2013 dhe mesa duket është një zgjidhje e mirë për të kapërcyer nga gjërat e rëndësishme, në gjëra emotive.
Gjithashtu edhe vetëm pak muaj më parë, Rama pati të njëjtat fjalë po në studion e News 24.
Gjithsesi mbetet për tu parë nëse është një rrëfim i sinqertë apo një akrobaci e rradhës.