E gjitha në Adidas, Xhisiela shkon e veshur “trendy” para Gjykatës. Ka nje mesazh për mediat

499
0

Gjykata e Apelit pas kërkesës për lirim nga Rexhep Rraja, ka vendosur që të mos e marrë parasysh kërkesën e tij dhe ta lë këtë të fundit përsëri në “arrest me burg”.

Por jashtë ambienteve të gjykatës është zhvilluar një tjetër episod, pasi ka qënë paditësja e tij, Xhisiela Maloku që kishte ardhur për ta mbështetur.

Xhisiela u shafq para gazetarëve të pranishëm e veshur me rroba firmato “Adidas”, kostum ky relativisht i shtrenjtë.

Kujtojmë se disa ditë më parë Xhisiela u përfol për jetën e sja luksoze ku u pa të ngiste një makinë që kushtonte 8000 euro dhe me telefon të markës së fundit.

Me një sjellje të lirë para kamerave, gjithashtu e veshur edhe sportive Xhisiela ka kërkuar nga mediat që të mos merren me të përndryshe do ti padiste në Gjykatë.

Më pas ajo eshte larguar per te bere shopping ne Qendren Toptani