Skip to content

Ushtria shqiptare hap dyert edhe për shqiptarët e Kosovës

    Akademia Ushtarake e Shqipërisë do të hapin dyert edhe për shqiptarët e Kosovës.

    Lajmi është dhënë nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila tha se duke filluar nga ky vit do të pranohen studentë në akademi edhe nga Kosova dhe vendet e tjera aleate.

    “Viti i ri akademik nis sot jo vetëm nëpër universitete, por edhe në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

    Akademia e FA hap dyert për arsimimin dhe kualifikimin e mëtejshëm të ushtarakëve, jo vetëm nga #Shqipëria, por edhe nga #Kosova e vende të tjera aleate.

    Suksese gjithë ushtarakëve në rrugëtimin e tyre drejt promovimit në gradë e karrierë!”, shkruan Xhaçka në Facebook.