Në nëntorin e vitit të kaluar, dy mjekë të ambulancës i plotësuan dëshirën e fundit një gruaje të sëmurë rëndë.
Mjekët e ambulancës, Graeme Cooper dhe Danielle Kellam vendosën ta merrnin të sëmurën dhe ta shëtisnin në det, pasi kjo e fundit filloi të fliste për dashurinë që kishte ndaj ujit.
Një nga mjekët postoi një foto prekëse të gruas e cila po admironte detin për herë të fundit dhe kaq u desh që fotoja të bënte xhiron e rrjetit.
Si duket mes njerëzve që u tërhoqi vëmendjen kjo foto, ishin edhe Duka e Dukesha e Sussex-t. Meghan dhe Princi Harry i kanë ftuar për një drekë dy ndihmës mjekët në shenjë mirnjohëje për atë që bënë për gruan e sëmurë.
Vetëm pak pas vizitës së saj, gruaja e sëmurë ishte ndarë nga jeta rrugës për në spital.
Helen Donaldson, zyrtari përgjegjës për Hervey Bay, shkroi së bashku me imazhin prekëse të vizitës së plazhit të gruas:
Ajo thjesht donte që të ishte një herë të fundit në plazh. Kështu që ekuipazhi mori një devijim të vogël të rrugës për në plazhin e mrekullueshëm në Hervey Bay për t’ia dhënë pacientes këtë mundësi.”
Ndërkohë një nga mjekët e ambulancës, Graeme Cooper u shpreh:
Ajo ishte me të vërtetë e lumtur, ajo ishte aq mirënjohëse, ishte nga ata njerëz që ti thjesht doje të bëje gjithçka për ta ndihmuar.”
/JOQ/