Adelina Tahiri: M’u desh të zgjidhja mes babait, vëllait dhe tim shoqi

541
0

Këngëtarja Adelina Tahiri ka folur për mediat maqedonase për lidhjen e saj me avokatin maqedonas, Serjozha Markov dhe për djalin e sapolindur, Jon.

Për emrin e djalit, Adelina ka thënë se është nga Bibla.

“Emri është biblik, por mua nuk më pengon, edhe pse jam muslimane. Përveç kësaj deti Jon është edhe në Shqipëri edhe në Greqi, kurse Jozhe është egjeas nga Kosturi. Deti Jon i lidh të dy shtetet. Deshëm emër të shkurtër që i përshtatet mbiemrit Markov, dhe vetëm ky është shkaku, pa kurrfarë paragjykimi”, ka thënë Tahiri për portalin 7dena.mk.

Ajo ka rrëfyer edhe se si është dashuruar me avokatin maqedonas, i cili për një vit e ka lutur të dalin në kafe. Po ashtu tregon edhe si e ka pranuar familja e saj bashkëshortin që është maqedonas.

“Një ditë i thashë: Jozhe, unë duhet të zgjedh mes teje dhe babait dhe vëllait tim. Ata nuk do të pranojnë. Ai mu përgjigj: Adelina, jeta është shumë e shkurtër dhe duhet ta bësh atë që e ndjen. Gjithsesi, vendosa të jem me të. Pse duhet të kem paragjykime? Pse duhet të jetoj për jetë të huaja. Gjithsesi se duhet të jetoj për vetveten. Familja ime shumë mirë e pranoi dhe ai tani është shumë i afërt me babanë tim”, u shpreh këngëtarja.

Ajo e cilëson veten si një femër me fat, për familjen që ka krijuar dhe atë prindërore.