Xhisiela bën lëmsh edhe futbollin, i përvishet keq futbollist që komentoi..

370
0

Xhisiela Maloku është shndërruar në një personazh mjaft të komentuar në rrjetet sociale. Por si duket gjithë kjo vëmendje, nuk ka mbetur pa u vëzhguar nga ajo. Xhisiela ka reaguar ndaj një komenti të një futbollisti shqiptar, të cilin nuk e ka impresionuar vetëm luksi i shfaqur para gazetarëve në momentin e vendosjes së tritolit në shtëpinë e gjyshit, por edhe deklaratat e saj për opozitën, të cilën e bëri përgjegjëse.

“I paska lëshuar pëllumbat kjo!”, ishte komenti i qendërmbrojtësit të Teutës, Ditmar Bicaj.

Por Xhisiela nuk ia përton teksa i kthehet për “lëshimin e pëllumbave”.

“I kam lëshuar te mami ose motra jote! Vrapo ti marësh shpejt”, shkruan ajo përmes një postimi në Instastory.