Lajm i hidhur/ Çifti i moshuar që përloti shqiptarët, ndërron jetë gjysh Faiku

591
0

Të gjithëve na përloti historia e dhimbshme e dy të moshuarve që jetonin të vetëm, ndërkohë që gjyshe Majorja kujdesej për të shoqin e sëmurë.

Disa ditë më parë bamirësi i njohur Ilir Hoxholli dhe imami Elvis Naçi udhëtuan drejt shtëpisë së shkatërruar të gjysh Faikut në fshatin Sonsem, për t’i ndërtuar një shtëpi të re.

Por një lajm i hidhur vjen për të gjithë ne, pasi gjysh Faiku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Pavarësisht se ishte shumë i entuziasmuar, gjyshi tashmë i të gjithë shqiptarëve, nuk mundi ta gëzojë shtëpinë e re.

Lajmin e hidhur na e bën të ditur bamirësi Ilir Hoxholli, teksa shprehet i pikëlluar për ikjen e tij.

Dedikimi i plotë i Ilir Hoxhollit:

Lamtumirë gjysh Faiku! Mësova mes një dhimbje se gjysh Faiku nuk jeton më. E tillë është jeta, vjen çasti dhe të duhet të largohesh, ja ashtu sikur nuk ishe kurrë. Udhëtuam mes malesh për në fshatin Snosen, gjetëm dy të moshuar të braktisur, të lënë në mëshirë të fatit. E pyeta si je gjysh? Ehe tha çtë jem, shih e shkruaj, skam asgjë, as dyer as dritare, as tavan, as drita… po kush jeni ju na pyeti? Ç’ti thonim gjyshit, sytë po i fikeshin ngadale… Elvisi reagoi i pari, megjithese ishim koshientë që shumë pak ditë mund t’i kishin mbetur, ua mundësoi të gjitha.

Sot gjyshe Majorja nuk e mban më në krahë, e di që e mban në shpirt, i shërbeu me gjithçka. Lotët nuk i mbajti kur mori vesh se në atë zonë të thellë, nuk ishte vetëm. Ah vetëm të ishit kur panë dhomën e rregulluar, nxitoi t’i bënte gjysh Faikut kafen, e pinë ashtu të përlotur nga gëzimi. Gjyshi na falenderoi pa e ditur se kush ishim, pa e ditur se qindra e mijëra zemrash shqiptarësh ishin me të, lamrumirë o gjysh fisnik, lamtumirë dhe të falenderojmë që pranove të ishim pranë teje, disa muaj, disa ditë, disa orë, kurrë nuk do ta harrojmë buzëqeshjen tënde, na dhe shumë, ajo buzëqeshje vlejti sa gjithë bota, të qoftë dheu i lehtë…