‘Turp t’ju vijë’, Xhisiela Maloku shpërthen kundër shoqeve të ngushta

646
0

Rasti i vajzës 25-vjeçare, Xhisiela Malokut, e cila denoncoi ish-të dashurin e saj, djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja, po bën bujë të madhe këto ditë në media.

Pas denoncimit në polici, ajo i habiti të gjithë kur në një intervistë në emisionin ‘Open’ doli për herë të parë me fytyrë dhe tërhoqi gjithçka që kishte thënë, duke bërë kështu konfuz publikun.

E revoltuar nga situata që i ka ndodhur, ajo ka bërë një postim të ashpër në profilin e saj në Facebook, duke lënë të kuptohet se është zhgënjyer nga vajzat që deri tani i kishte shoqe.

“Në kto kushte njihen njerzit! Kush të do dhe kush jo! Uroj që një ditë ti ndodhë ca më ka ndodhur mua! Duke nisur nga personat që un i konsideroja shoqe! Nuk është turp të kesh një me një cun por turp është të kesh me 100 cuna, Por rastet tuaja nuk bëhen publike se nuk janë cuna deputetësh të gjithë, e dimë si është Shqipëria! Por turp i madh t’ju vijë ju që ju konsideroja shoqe. Duhet të pyesnit njëherë c’po ndodh, si është puna, por s’ka gjë zoti i jep gjithkujt c’ka meriton në fund.”- ka shkruar Xhisiela e revoltuar.