Përgatitet rregulli i ri për vizat, vështirësohet marrja e Green Card në SHBA

611
0

Administrata e Donald Trump paralajmëroi se po përgatit një rregull të ri, i cili ua vështirëson marrjen e “Green Card”-ës emigranteve të ndodhur ligjërisht në SHBA dhe marrjen e vizave atyre që kanë qenë ndonjëherë të varur nga disa përfitime publike si Medicaid, kuponat ushqimorë apo strehimi publik.

Propozimi rishkruan një normë të vitit 1999, e cila krijonte kufizime për emigrantët e varur nga përfitime në para, por nuk merrte parasysh kujdesin shëndetësor ose benefite të tjera jo monetare. Ideja është të përjashtohet nga mundësia e rezidencës se përhershme personi që mund të kthehet në një “barrë publike”.

Nisma është pjesë e përpjekjeve të presidentit Donald Trump për të frenuar si emigracionin e paligjshëm ashtu dhe atë të ligjëruar, çështje kjo të cilën e theksoi fort gjatë fushatës presidenciale