“Jam në Tiranë, a po vjen edhe ti”, Greta Koçi tregon si e ‘gjuajti’ futbollisti i njohur Kombëtares

398
0

Greta Koçi ishte e ftuar në emisionin e Tv Klan, “Xing me Ermalin”, ndërsa ka ndarë me të gjithë histori të jetës private.

Ndër të tjera, këngëtarja ka rrëfyer se si e kishte ngacmuar një futbollist i ekipit të Kombëtares shqiptare, por pa dashur ta identifikojë me emër.

“Më shkruan dhe unë duke qenë se e pashë që ishte person publik i thashë ‘faleminderit’. Pas një muaji nga ora 10 e gjysmë e natës më shkruan sërish dhe më thotë: se ishte në Tiranë, madje më tregon se ndodhej në një restorant që ka edhe hotel. Dhe unë i kthehem duke i thënë: Shumë mirë ke bërë, Tirana është e të gjithëve.

“A po vjen dhe ti” ma kthen ai. Dhe unë i them: Përse të vi? Ke nevojë për ndonjë ambulancë, je sëmurë, të është prishur makina, të njoftoj policinë?

Ai mbeti i shtangur për shumë se një orë s’më ktheu përgjigje. Por më pas më shkruan: Më fal, ndoshta jemi keqkuptuar, por se kisha në sensin e keq.