Beteja me kancerin, shqiptarët bashkë ia dolën për Lindin. Mblodhën plot..

836
0

NGA ILIR XHAFAJ

Disa ditë më parë newsbomb.al bëri publik rastin e 20 vjeçarit nga Tropoja Fatlind Buçaj, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.

Menjëherë pas publikimit të lajmit qytetarët që u sensibilizuan me rastin ishin të shumtë, shqiptarët nga kudo ndodheshin e dhanë ndihmën, i dhanë Lindit mundësinë të luftojë me sëmundjen e rëndë e shpresën që operacioni të dalë me sukses dhe ai të ngrihet në këmbë.

Nëpërmjet një falenderimi për të gjithë shqiptarët që dhanë kontributin e tyre dhe padyshim qytetarëve të Tropojës, Sara, motra e 20 vjeçarit ka treguar se shuma që nevojitej (50 mijë euro) është arritur.

“Atëherë, gjej rastin tju falenderoj nga zemra për kontributin e dhenë në lidhje me vëllan tim Fatlindin! Këto ditë kuptova që humanizmi i gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhen , në veçanti i Tropojanëve ishte ne piedestal! Zoti ua shpërbleftë të gjithëve që nuk u kursyet në asnjë sekondë! Më mbushet zemrën plot duke treguar përkushtimin dhe dashurinë e madhe për Lindin Tim! Shuma e kërkuar prej 50.000 eurosh u arrit! Tani presim rikthimin e Fatlindit ,që besoj do jetë më i fortë se kurrë! Shumë dashuri për ju.
Shpresoj me shpirt që statusi im i ardhshëm të jetë Lajmi që Fatlindi është jashtë rrezikut për jetën”, ka shkruar Sara.

Tani “detyrën” më të vështirë e ka Lindi, është ai që duhet të bëhet i fortë, t’ i bëjë ballë sëmundjes e të çohet në këmbë për familjen e të gjithë ne që besojmë tek ai.

Fatlindi prej 1 muaj e gjysmë ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në reanimacionin e Neurokirurgjisë, me tumor në kokë, i cili për shkak të gjendjes së avancuar nuk i jep mundësinë e lëvizjes në një spital të specializuar jashtë vendit.

“Zoti ua shpërbleftë të gjithëve që nuk u kursyet në asnjë sekondë”