Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri.
Pavarësisht shkëputjes nga ekrani, Shtino do të njihet gjithmonë si fytyra e “Njerëz të Humbur” format i cili ka qënë një ndër më të ndjekurit në Shqipëri.
Ditën e sotme moderatorja e njohur ka përlotur fansat e saj me letrën kushtuar të atit i cili ka një muaj që ka ndërruar jetë.
“Ka kaluar mbi nje muaj 40 dite ,qe ti i shtrenjti babi im je larguar nga kjo jete dhe une ndjej nje boshllek ne zemer e nje mall, qe me bren nga brenda dhe qe e di qe asnjehere nuk do te mbushet…”- shkruan ajo në Instagram.
Postimi i plotë i moderatores:
Ka kaluar mbi nje muaj 40 dite ,qe ti i shtrenjti babi im je larguar nga kjo jete dhe une ndjej nje boshllek ne zemer e nje mall, qe me bren nga brenda dhe qe e di qe asnjehere nuk do te mbushet…
Ti ke qene i pranishem ne jeten time ,qe diten qe une linda dhe deri diten qe ike ashtu pa zhurme , pa shqetesuar njeri…
Ke qene nje baba shume i mire dhe shume i drejte gjithe jeten tende.
Femijet nuk i zgjedhin prinderit , ata i percakton Zoti, por une nese do te me jepej mundesia te zgjidhja , prape do te kisha zgjedhur ty babi, ne te gjitha jetet qe do te jetoja. Ne gjithe jeten time deri me sot, nuk kam njohur dhe nuk njoh nje njeri me te drejte se ty dhe me me zemer te madhe se ty.
Falenderoj Zotin qe me dha mundesine te te kem baba dhe te jem aq afer teje. Ti je dashuria ime e pare ne kete jete , ti je ai qe me percolle aq shume siguri ne jeten time. Prane teje une gjithmoe isha e sigurt dhe sot me duket se pa ty asgje nuk do jete me njesoj…
Do te me mungoje shume prania jote fizike ne cdo moment te jetes time, por tashme ngushellohem dhe e di se ti je diku ne anen tjeter, vetem se syte e mi nuk te shikojne , por shpirti im e ndjej se je diku…
Shpirti im te ndjen se je serish me mua , por tashme ne nje menyre tjeter, me te cilen me duhet te mesohem.
Je ne kujtimet e mia qe i kam dhe i ruaj si gjerat me te shtrenjta, qe kam ne mendje e zemer.
Je me mua e ndjej , sepse gjerat me te bukura , ndihen me zemer dhe shpirt, panvaresisht se nuk i shohim , por i ndjejme perjetesisht.
Keto dite pa ty kur ngre koken lart nga qielli ne mbremje, me duket se kam pare nje yll te ri. Thone se kur lind nje njeri lind nje yll dhe zbret ne toke, per te realizuar misionin e tij te paracaktuar nga Zoti e mbasi e mbaron kete mision, rikthehet aty ku ka qene ne qiell e shkelqen ne formen e nje ylli , ashtu edhe ti je rikthyet dhe je ylli im, qe me ndricon ne rrugen time cdo mbremje, babi im i shtrenjte!