Në rregull, të gjithë duhet të pranojmë që na ka ndodhur që të mbajmë gazrat, pasi është e pamundur që t’i lëshojmë për shkak se nuk jemi pranë banjos.
Tensioni në bark është shumë i madh dhe ekziston mundësia që nga presioni, të kemi momente të sikletshme.
Por çfarë ndodh realisht kur mbajmë një pordhë?
Revista e akademikëve, The Conversation, jep një përgjigje interesante.
Shkencëtarja Clare Collins thotë se presioni i gazrave do të kërkojë një rrugë për të dalë, duke tentuar të gjitha vrimat e trupit, madje edhe gojën.
Rezultati?
Do na vijë era gojë.
Diçka të tillë nuk e do askush. Atëherë çfarë të bëjmë? Collins thotë se duhet të gjejmë patjetër një vend për të liruar gazrat në rrugën e duhur për hir të frymëmarrjes tonë.
Ajo ofron edhe disa të dhëna të tjera interesante:
-Një njeri prodhon mesatarisht brenda 24 orëve një total prej 700 mililitër me gazra.
-Femrat dhe meshkujt prodhojnë thuajse të njëjtën sasi gazrash dhe e nxjerrin atë mesatarisht tetë herë në ditë.
-Kur flemë, prodhojmë thuajse gjysmën e gazrave.